Itali, 12 korrik 2014 – Majkëll Kolgjini në shkurt 2014 ishte vetëm 21 vjeç, kur u dënua nga gjykata italiane me 9 vjet burg për trafikim të 13 kg kanabis. Avokati i Majkëllit e apeloi vendimin e gjykatës së faktit.
Gjykata e Apelit në qytetin e Civitanovës e shpalli Kolgjinin të pafajshëm për krimin e trafikut të 13 kg kanabis. Gjithsesi Majkëlli duhet të vuajë një dënim prej dy vitesh burg, për kultivim bimësh narkotike.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





