DURRËS, 27 nëntor 2014 – Sokol Mbelos (Blliku), 27 vjeç bëri një vit burg në Modena të Italisë i akuzuar për vjedhje me dhunë dhe me thyerje.
Këtë të martë, 25 nëntor 2014 gjykata e deklaroi të pafajshëm. E vetmja provë, që kishin karabinierët për Sokolin si hajdut të mundshëm të 100 eurove dhe një ore dore market të njohur në një banesë ishte këpuca, që i kishte rënë hajdutit në banesë pas përleshjes me të zotin e shtëpisë. Sokoli 165 cm i gjatë e kishte numrin e këmbës 40, ndërsa këpuca e prodhimit kinez ishte Nr. 43 dhe i rrinte shumë e gjerë në këmbë Sokolit. Me rënien e provës së fundit, gjykata i jep Sokolit lirinë dhe e deklaron të pafajshëm. Sokol Mbelos kishte shkuar te e motra në Modena për të kaluar nja dy javë pushime dhe përfundimisht kaloi një vit në Burgun Sant’Anna. Pritet, që avokati i Sokolit, Giovanni Gibertinni të padisë shtetin italian për të dëmshpërblyer Sokolin për kohën e kaluar në burg duke qenë i pafajshëm.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





