Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-kryeregjistruesin e Durrësit, A.K., 52 vjeç.
Ai nuk ishte i pranishëm sot në sallën e gjyqit, pasi sipas avokates mbrojtëse, Esmeralda Rama, është në gjendje jo të mirë shendetësore dhe po merrte ndihmën e parë mjekësore pranë Spitalit Rajonal.
Ish-drejtuesi i ASHK Durrës akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim.
Një hetim i kryer nga organi i Prokurorisë Durrës ka dalë në përfundimin se ish-kryeregjistruesi ka regjistruar një pronë në njësinë administrative Ishëm, me dokumente false.
Ndërkohë policia kanë shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e 3 shtetasve për të cilët Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, konkretisht: B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës dhe L. D., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.