Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka liruar tre mjekët e Fierit të cilët mjekuan në banesë të shumëkërkuarin Nuredin Dumani.

Edhe pse në pretencën e saj prokuroria e përfaqësuar nga Gentian Abazaj kërkoi arrest me burg për të paktën dy nga mjekët gjykata vendosi “arrest shtëpie” për Julian Malaj dhe Bledi Bërdalla, ndërsa për infermierin Ermal Gjeci detyrim paraqitje.

Mbi bluzat e bardha rëndonte akuza “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Sikundër dhe theksuan në polici në dëshminë e tyre mjekët edhe sot pohuan se ata janë marrë në banesë nga një i njohur i Dumanit.