Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Mihal Kokëdhimën, pronari i lokalit në Porto Palermo ku ndodhi incidenti i rëndë më turistët spanjoll.
Ndaj 55-vjeçarit Kokëdhima, rëndojnë akuzat për kanosje, shkatërrim i pronës, dhe dëmtime me dashje. Këto tre akuza i janë komunikuar nga prokurori Saimir Smaka përpara gjykatëses Esmeralda Habilaj.
Mihal Kokëdhima është arrestuar nga policia dy ditë më parë, pas ngjarjes së rëndë dhe të paprecendentë me një grup turistësh spanjoll të cilët drekuan në restorantin e tij.
Të gjithë turistët kanë dhënë përpara policisë së Sarandës dëshmitë e tyre për incidentin.
Po ashtu ata i kanë dorëzuar oficerëve të policisë gjyqësore, një video disa minutëshe ku është filmuar Mihal Kokëdhima mbi kofanon e makinës së tyre.
Janë këto pamje të cilat e kanë ndihmuar policinë të kenë në dorë një provë të fortë për veprimet e dhunshme të Mihal Kokëdhimës.
Ndërkaq, gjatë seancës së sotme Kokëdhima dha edhe versionin e tij për ngjarjen. Ai është shprehur para trupës gjykuese se se nuk i sulmoi turistët por u pëpoq ti ndalonte dhe ata u nisën menjëherë.
"Më morën zvarrë me makinë. Ç’është kjo punë nuk kam prekur njeri me dorë. Ku kanë faktet që i preka me dorë. Më rrëzuan në Qeparo, nga makina. Unë nuk e theva xhamin për t’i dëmtuar por për t’u mbajtur.
Unë u mora targën, telefonova policinë. Ata futën marshin të më shtypnin dhe unë u hodha në kroskot. Kam dy fëmijë në shkolle në Gjermani. Ne dy muaj punojmë. Më lini të punoj", ka thënë ai.
51-vjeçari u përfaqësua në seancë nga dy avokatë, ndërsa gjyqtarjai e çështjes ishte Esmerilda Habilaj.
Ndërkohë nga hetimet paraprake rezulton se ky restorant në Porto Palermo, rezulton të jetë pa leje.





