Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "detyrim paraqitje" për ish-deputetin e PD-së Klevis Balliun dhe tre të arrestuarit e tjerë, Seit Hajdarasi, Elton skenderi dhe Lulzim Marqinaj.
Klevis Balliu u arrestua dy ditë më parë nga policia e Tiranës së bashku me 3 persona të tjerë, pasi ishte në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin dalë për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama që do të vizitonte një biznes në zone.
Ish-deputeti demokrat u përplas gjatë protestës me efektivët blu, kur këta të fundit filluan të shoqëronin banorët që kishin bllokuar rrugën.





