Gjykata ka vendosur dënimin përfundimtar për ish-presidentin, burgim i përjetshëm, pasi mbi të rëndon akuza për spiunazh.
Bëhet fjalë për ish-presidentin egjiptian, Mohamed Morsi. Gjykata e lartë egjiptiane konfirmoi dënimin, në kuadër të një procesi për spiunazh në favor të Katarit.
“Vendimi i Gjykatës së Kasacionit, që është përfundimtar, konfirmoi një dënim me burgim të përjetshëm (25 vite në Egjipt) i lëshuar më 2016 kundër Morsit për drejtimin e një organizate të jashtëligjshme”, deklaroi për median, avokati i tij, Abdel Moneim Abdel Maqsud, shkruan BBC.
Sakaq, autoritetet egjiptiane e klasifikuan “grup terrorist” organizatën fetare të Vëllazërisë Myslimane të Morsit.