Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”, pas ankimimit të Partisë Demokratike. Ky vendim është marrë ditën e djeshme, me datë 21 janar.
Pas rrëzimit nga mazhoranca në Kuvend të dy komisioneve të saj hetimore për zgjedhjet e 11 majit dhe çështjen “McGonigal”, Partia Demokratike i ishte drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku kundërshtonte refuzimin nga shumica në seancën plenare të 30 tetorit.
Padia është bërë nga 1/4 e deputetëve, ashtu siç e kërkon ligji.
Sipas demokratëve, rrëzimi me votë politike nga mazhoranca i kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor, përbën cenim të drejtpërdrejtë të një të drejte kushtetuese që i takon pakicës parlamentare.





