Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën për pezullimin e zbatimit të ligjit për studentët e Mjekësisë, që i detyronte të qëndronon 5 vite pas studimeve në vend ose në të kundërt do duhej të paguanin tarfiën 2300 euro për çdo vit akademik.
Kërkesa ishte bërë nga një pjesë e deputetëve të opozitës dhe studentë, me objekt “Shfuqizimi i nenit 4, pikat 1, shkronja “c”, 2, shkronja “b”, 3, shkronja “b” dhe nenit 5, fjalia e parë, të ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu dhe pezullimin e ligjit nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar