Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesat e deputetes demokrate Ina Zhupa, për çështjen “Butrinti”.

Zhupa paraqiti në cilësinë e palës paditëse një sërë kërkesash për bërjen transparente të procedurave të ndjekura nga Ministria e Kulturës.

Zhupa kërkoi që të vihen në dispozicion të çështjes:

-Kominikimet e Republikës së Shqipërisë me UNECO nga viti 2019 deri në vitin 2023.

-Procesverbalet e të gjitha vizitave të perfaqësuesve të UNESCO-s në vendin tonë.

-Procedurat e ndjekur nga Ministria e Kulturës për zgjedhjen e anëtarëve të bordit.

-Thirrjen e dëshmitarëve.

-Thirrjen si palë të përfaqësuesëve të AADF-së

-Pezullimin e ligjit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e qeverisë qe përfaqësojnë Ministrinë e Kulturës kërkuan rrëzimin e këtyre kërkesave.

Pasi dëgjoi të dyja palët, Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesave përveç njërës prej tyre, që ka të bëjë me marrjen e komunikimeve të UNESCO-s me qeverinë shqiptare.