Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike në lidhje me Ligjin për Akademinë e Shkencave. Kërkesa u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese më 10 maj 2024 nga 37 deputetë të opozitës e kryesuar nga Ina Zhupa.
Gjyqtarët u ndanë në dy qëndrime, 4 gjyqtarë vlerësuan se ligji duhej të shfuqizohej menjëherë për shkak se mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik ishte thirrur në shkelje të Kushtetutës dhe të mos vazhdohej me pikat e tjera, ndërsa 4 gjyqtarët e tjerë e vlerësuan si të pabazuar këtë pretendim dhe kërkuan shqyrtimin e pretendimeve të tjera në themel.
Për PD, ligj është miratuar në shkelje të plotë të procedurave parlamentare duke nëpërkëmbur, sipas tyre pushtetin legjislativ dhe duke shkelur kushtetutën.
“Gjithashtu ligji nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjec mund të zgjidhen ose asnjëri. Ose të gjithë akademikët mbi 75 vjec bëhen emeritus ose asnjëri. Nuk mundet të ketë përcaktime ligjore “të gjithë përvec njërit” pikërisht kryetarit për të cilin qepet ligji me porosi”, pati deklaruar Zhupa.





