26 nentor 2013- Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e PD, për pezullimin e Aktit Normativ për Ligjin e Nëpunësit Civil.Në kërkesën e saj PD kërkonte; “Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën i aktit normativ nr.5, datë 30.09.2013 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”. Pezullimi i aktit normativ nr.5, datë 30.09.2013 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Vendimi u lexua nga Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ndërsa jashtë sallës erdhën edhe reagimet për mediat nga përfaqësues të PD.

Në fjalën e mbajtur për mediat deputeti demokrat Eduard Halimi deklaroi se:

Akti normativ i Kryeministrit ishte një akt normativ në kundërshtim me Kushtetutën, duke thënë se qeveria u bë qesharake para Gjykatës Kushtetuese, kur tha se qeveria ka të drejtë të zhbëjë dhe Kushtetutën dhe dispozitat kushtetuese, duke shtyrë hyrjen në fuqi të këtij akti me 6 muaj. Kjo tregon papërgjegjshmërinë e kryeministrit që të zhbëjë shtetin ligjor dhe kushtetutën. Halimi shpreh  bindjen dhe besimin te Gjykata Kushtetuese mund të pezulloj këtë akt kur të gjykojë çështjen në themel.

Në 17 tetor, Kuvendi miratoi me 84 vota pro dhe 4 vota kundër, aktin normativ të Qeverisë që shtyn me 6 muaj efektet e ligjit “Për nëpunësin civil”