Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për kodin zgjedhor.
Padia ishte bërë për të rrëzuar paktin PD-PS për listat e mbyllura dhe ndryshime të tjera, por tashmë ankimimi nuk është marrë parasysh.
Partitë e vogla kërkuan rrëzimin e ndryshimeve në Kod, duke i cilësuar si në “papajtueshmëri me kushtetutën”.
Më herët, Gjykata Kushtetuese rrëzoi (4 Dhjetor) kërkesën e 7 partive të vogla, grupimit të Lulzim Bashës e 3 mbështetësve të tij, për pezullim e e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të miratuara në Korrik nga PD e PS.
Shtatë partitë e vogla u bënë bashkë kundër paktit PD-PS për mbylljen e listave dhe sot Gjykata Kushtetuese pati një seancë të hapur, ku u dëgjuan pretendimet e 7 partive dhe përfaqësuesit ligjor të Lulzim Bashës, si dhe përfaqësuesit e Kuvendit, Mimoza Arbri dhe Viktor Gumi, të cilët kundërshtuan pezullimin.
Ndërsa brenda 30 ditëve Gjykata Kushtetuese la që të shprehej për shfuqizimin ose jo të këtyre ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ditën e sotme kjo kërkesë është rrëzuar përfundimisht.