Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendimin për shfuqizimin pjesor të nenit 162 pika 1 të Kodit Zgjedhor që përcakton se dhe kandidatët e pavarur që marrin pjesë në zgjedhje duhet të marrin 1% të votave në shkallë vendi.

Në këtë nen thuhet se “…për zgjedhjet për Kuvendin përjashtohen nga shpërndarja e mandateve subjektet zgjedhore që kanë marrë më pak se 1 për qind të votave të vlefshme në shkallë vendi”.

Ankimimi në gjykatë u bë nga kandidati i pavarur Elton Debreshi, i cili kandidoi në qarkun e Dibrës dhe nuk arriti që të dilte fitues.

Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të fjalisë së dytë, të pikës 1, të nenit 162 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, në pjesën që barazon kandidatët e propozuar nga zgjedhësit me kandidatët e propozuar nga partitë politike, ose nga koalicion partish politike”, është ku vendimi i gjykatës.

Ndërkohë për vendimin e plotë dhe të arsyetuar duhet pritur edhe disa javë.