Avokatja Arta Gecaj, e caktuar nga shteti për Hygerta dhe Amarildo Metën, të cilët kanë vrarë babain, ka deklaruar se vajza e ka marrë përsipër fajin.

Ajo ka thënë se ka pasur ndryshime në vërtetësinë e ngjarjes, pasi në fillim e pranoi vajza, pastaj djali i madh dhe më pas sërish vajza.

Ata dhanë deklarimet e tyre dhe gjykata caktoi masën arrest me burg. Ka pasur ndryshime, një herë e pranoi Hygerta dhe më pas vëllai, më pas sërish Hygerta. Ata do merren sërish në pyetje nga Prokuroria. Unë jam njohur me dosjen hetimore duke qenë se ka qene dhe një ngjarje e njohur në publikë”, u shpreh ndër të tjera avokatja Gecaj.