Pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të lënë në burg 34-vjeçarin Arlen Hasanaj, si autor të vendosjese së tritolit në portën hyrse në banesën e presidentit të FSHF-së, ka ardhur edhe reagimi i avokatit mbrojtës i Hasanajt.

Avokati Ilia Ilia tha se mbajtja në burg e 34-vjeçarit, bëhet për të pasur një fajtor, ndërsa përmendi dhe presionet politike për këtë çështje.

Ilia u shpreh se është qartësisht e dukshme, në krahasimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, se Hasanaj dhe autori i vendosjes së tritolit kanë veshje të ndryshme dhe klienti i tij nuk ka pasur asnjë arsye që të kryejë këtë akt ndaj banesës së Dukës.

“Duan për ta pasur brenda si duket kanë interesa që dalin përtej interesave ligjore duke mos ushtruar një ndjekje ligjore mbi parimin e barazisë së palëve duke mbrojtur lirinë dhe interesat e shtetasve. Ne themi ja prova shkencore që provojnë alibinë, organi i i akuzës në kushet që ka kundërshti që del autori ka qenë në orën 22:00 pranë një qendre tregtare hedh idenë që kjo mund të jetë kryer në bashkëpunim, mund të kenë qenë dy autorë, dhe ky e ka lënë atë andej se nga ka kaluar, pra në dyshime të pa provuara dhe kur nuk sjell asnjë provë, ka një interes që për fat të keq organi i akuzës dhe gjykata i janë nështruar këtij interesi, që të kenë një person që po ndiqet formalisht për këtë çështje”, tha avokati.

Përsa i përket djegies në dorën e djathtë e të riut, avokati tha se janë shkaktuar nga diçka tjetër.

“Pretendojnë që nga kamerat autori është me doreza, dhe këta kanë marrë mjekun ligjor që atë natë, që ndëkrohë mjeku s’mund të bëjë kqyrje në zyrat e komisariateve të policisë por bën vetëm pranë mjekësisë ligjore, ku ta thërrasin atje personin në se ka dyshime për atë që pretendojnë se ka gjurmë s’ka gjurmë djegie fare, është dëmtim i shkaktuar me dicka tjetër”.

Avokati tha se do e apelojne vendimin e caktimit te arrestit me burg.

“Do ndjekim rrugën ligjore të ankimit se s’ka rrugë tjetër, aty ku po katandiset drejtësia jonë ku ashpërsia njehsohet me dhënien e drejtësisë nuk kam ndonjë besim. Unë kam besim se gjithë kjo fasadë do mbarojë kur të vijë rezultatet e analizave”.