Ministria e Jashtmë greke ka ka reaguar pas zgjatjes së paraburgimit të kryebashkiakut të ri të Himarës, Fredi Beleri i cili u la sot nga gjykata në qeli nën dyshim për akuzat e ngritura ndaj tij për blerje votash.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme Greke, theksohet se zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit ofendon perceptimin evropian të së drejtës.

Gjykata e Posaçme caktoi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Belerin dhe mikun e tij Pandeli Kokaveshi. SPAK ka marrë ditë më parë dosjen dhe ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të marrë nga togat e zeza të Vlorës.

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua më 12 maj, në ambientet e jashtme të lokalit të tij, nën akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u transferua nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë. Ai u la në burg nga Gjykata e Vlorës, e cila më pas ia kaloi çështjen SPAK-ut.

Arrestimi i Belerit ka sjellë shumë reagime, me palën greke, e cila shpesh herë ka bërë thirrje për lirimin e tij, përndryshe Greqia do të ngrejë pengesa për perspektivat e saj të pranimit në BE dhe të bllokojë aksesin në mjetet e financimit evropian.