Pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për zëvëndësimin e masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”, për 8 shtetasit e arrestuar për zhdukjen e 49 arkave ma banane në kontenierin në portin e Durrësit, ka reaguar dhe avokati i njërit prej punonjësve.

Në një prononcim për mediat, avokati Gramoz Lika i shefit të sallës operative Skënder Plaku, ka deklaruar se vendimi i sotëm i gjykatës është i drejtë.

Është një nga rastet e rralla kur Prokuroria reagon në mënyrë të shpejtë. Nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer deri tani, rezulton se të akuzuarit nuk kanë asnjë faj.”, tha ndër të tjera avokati.