TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën ”Arrest me burg”, për Aldo Morinën, nënoficerin e repartit ushtarqak në Zall Herr, i cili akuzohet për vrasjen me dashje të taksistit Mehmet Beqiri. 

Vrasja ndodhi mesditën e 1 janarit të vitit 2013, ku nënoficeri Morina mësohet të ketë ekzekutuar taksistin me tre plumba në kokë, përballë spitalit të fëmijëve, pranë Qëndrës Spitalore Nënë Tereza në kryeqytet. 

Nga hetimet paraprake policia bëri me dije se ngjarja ndodhi për çështje morali, pasi autori dyshonte se viktima i ngacmonte të ëmën.