Ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit. Gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Kajmakun nga “arrest me burg” në “Detyrim paraqitje”.

Prokuroja e çështjes Arta Marku ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë për shkak të rrethanave. Ai u arrestua ditën e  djeshme në ambientet e një spitali privat, ku kishte shkuar për të marrë kurim, pasi vuante nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Ish-kryebashkiaku i Vorës u shpall në kërkim në kërkim nga policia në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa u shkarkua nga KQZ pasi u denoncua nga PD se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, dënimin në shtetin grek, për falsifikim dokumentesh.