Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako.

Gjykata ka ndryshuar vendimin për Bllakon të cilit i është komunikuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ish-deputeti është liruar për arsye familjare.

Ish-deputeti socialist u akuzua si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit dhe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion.