5 nëntor 2015 – Detyrim paraqitjeje ka dhënë gjykata e Durrësit ndaj Gazmir Lukut, kreut të PD-së së Manzës, i arrestuar mbrëmjen e 3 nëntorit.
Ish-nëpunësi i gjendjes civile, i padënuar më parë, u akuzua për shpërdorim detyre, pasi kishte pajisur me certifikatë me emër të ndryshuar një person me shtetësi amerikane e nënshtetësi shqiptare.
Masa e arrestit është mbajtur pa praninë e medieve, por mësohet se prokurori i çështjes Afrim Shehu, është treguar i butë, pasi i kërkoi gjykatës masën “detyrim paraqitje” për 45-vjeçarin.
Edhe relatori i çështjes Rexhep Bekteshi dha të njëjtën masë sigurie, “detyrim paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore”.
Arrestimi i 45-vjeçarit Gazmir Luku, me detyrë nëpunës i gjendjes civile të Manzës, ka bërë ndryshimin e emrit dhe mbiemrit në regjistrin elektronik të zyrës së gjendjes civile të shtetasit Dritan Nazeraj, në kundërshtim me rregulloren, e cila normon punën e gjendjes civile, duke falsifikuar aktin e gjendjes civile.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në 18 tetor, ndërsa ndalimi i tij u bë mbrëmjen e 3 nëntorit.
/K.H. portali DurresLajm/