Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur të lërë në burg tre personat e dyshuar si bashkëpunëtor të vrasësit të biznesmenit, 32-vjeçar, Nardi Polia.
Gjykata vendosi masën arrest me burg për Gilbert Toma, Kleandro Toma dhe Alfred Martini. Ndërkohë që sot gjatë seancës është zbuluar dhe emri i personit që dyshohet se ka qëlluar biznesmenin Polia.
Dyshohet se vrasja është kryer nga Kristian Sulaj, ky i fundit është vëllai i Alfred Martinit, por ai ka ndryshuar gjeneralitetet. Kristian Sulaj dyshohet se ka kaluar përmes pikës kufitare të Murriqanit dhe është larguar nga Shqipëria.
Dy vëllezërit Toma pretendojnë se i kanë dhënë makinën tip “Audi”, vëllezërve Martini. Ndërsa këta të fundit pretendojnë të kundërtën, se mjetin ia kanë dhënë ata Gilbertit dhe Kleandro Tomës.





