Duke komentuar shkurtimisht vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu ligjërisht statutin e Kuvendit të PD të 11 Dhjetorit, Sali Berisha tha se mesazhi i vetëm sot për demokratët është të bashkohen.

Në vlerësimin e çdo shqiptari nuk mund të ishte ndryshe po t’i thuhet e drejtë jo e drejtë. Mesazhi për të gjithë demokratët është bashkim, bashkim, bashkim”, tha Sali Berisha përpara se të hynte në mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit.

Komisioni i Rithemelimit po zhvillon një mbledhje pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohu zyrtarisht Kuvendin e PD të 11 Dhjetorit të iniciuar nga Sali Berisha.

Përfaqësuesi ligjor dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, tha se ky komision do të marrë vendime të rëndësishme.