Pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit, Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë një mbledhje ditën e sotme në orën 14:00.
Gjykata e Tiranës miratoi kërkesën e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike për të regjistruar ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e mbajtur në 11 Dhjetor të vitit të kaluar.
Ky vendimi i Gjykatës legjitimon Komisionin e Rithemelimit dhe Kuvendin e datës 11 Dhjetor të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.





