Tiranë, 21 qershor 2014 – Gjykata e Tiranës, pas kërkesës së Prokurorisë Tiranë, Njësia Task-Force, në dy procedime të veçanta, ka vendosur masën e pezullimit nga detyra për 11 inspektorë ndërtimi, nga të cilët 8 të Inspektoratit Ndertimor Urbanistik Kombëtar (INUK) dhe 3 të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV), Bashkia Tiranë. Të gjithë inspektorët, të cilët e janë në dy procedime të vecanta, akuzohen për “shperdorim detyre”.

Inspektorët e INUK akuzohen për shpërdorim detyre në bazë të fakteve dhe provave që janë hetuar dhe grumbulluar nga Prokuroria e Tiranës gjatë hetimeve për kryeinspektorin e INUK, Zyhdi Dajti. Ky i fundit do gjykohet në gjendje të lirë, pasi Gjykata e Tiranës mori vendim për të vijuar hetimin ndaj tij në gjendje të lirë

Inspektorët e INUK të pezulluar nga detyra:

1. Petrit Asllani
2.Dorjana Ferati
3. Ismail Kamberi
4.Ermal Kaçurri
5.Bledar Aliaj
6.Elvis Xhaxho
7.Vilson Dushku
8.Agim Kaloçi

Inspektoret e INUV akuzohen për shpërdorim detyre në bazë të fakteve dhe provave që janë hetuar dhe grumbulluar nga Prokuroria e Tiranë gjatë hetimeve për kryeinspektorin e INUV, Bashkia Tiranë, Florenc Hoxha.

Inspektorët e INUV të pezulluar nga detyra:

1.Artan Noka
2.Irlind Topi
3.Shkelzen Hoxha

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/