Gjykata e shkallës së parë Durrës pushon çështjen “Veliera”.
Gjashtë muaj më parë Shoqëria Civile me përfaqësues Teuta Kalakulën dhe Sazan Gurin kanë kërkuar shpalljen e moskompetencës të gjykatësve për procedimin e mëtejshëm të çështjes. Shoqëria civile kishte kërkuar që çështja të gjykohej në një gjykatë më të lartë.
Pas vendimit, ambientalisti Sazan Guri ka bërë thirrje për zgjim nga “gjumi bizantin” të qytetarëve durrsakë, pasi historia e këtij qyteti po shkatërrohet në çdo formë dhe askush nga institucionet shtetërore nuk po e mbron.
Gjyqi për sheshin “Veliera” në Durrës është shtyrë 11 herë. Pavarësisht se shkak i kësaj shtyrje ka qenë kërkesa e palëve për të përfituar më shumë kohë për të shqyrtuar vërejtjet përfundimtare, duket se dhe kësaj radhe vendimi nuk ishte aspak i drejtë sipas Gurit dhe Kalakulës.





