Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë padinë penale të ngritur nga familja Haklaj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzohej për “Shpifje”.
Vendimi është marrë në muajin dhjetor 2019 nga gjyqtari Gerd Hoxha.
Padia është pushuar me argumentin se nuk ishte paraqitur në seancë gjyqësore, avokati mbrojtës i familjes Haklaj.
Muharrem Haklaj, Aishe Haklaj (Basha) dhe Zylfie Haklaj, kishin paditur në gjykatë Sali Berishën, për akuzën e shpifjes.





