Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-ministri e mjedisit Lefter Koka. Ish-ministri do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Koka është arrestuar nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi akuzhohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Prokuroria ka thënë se ministria e Mjedisit nën drejtimin e Kokës nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit.