FIER, 20 shkurt 2013– Gjykata e Fierit ka hedhur poshtë kërkesën për pavlefshmërinë e vendimit të komunës Mbrostar ku u shkarkuan anëtarët e Partisë Socialiste si përfaqësues të Këshillit të Qarkut.

Pas një argumentimi që zgjati rreth 40 minuta gjykatësi Skendër Damini shprehu vendimin duke rrëzuar padinë për pavlefshmëri.

Padia e socialistëve i drejtohej mbledhjes së datës 11 nentor te vitit 2011 në këshillin e komunës Mbrostar ku u shkarkuan dy anëtarët socialistë të këshillit të qarkut dhe u zgjodhën dy nga “Aleanca për Qytetarin”.

Tri ditë me parë në gjykatën e Lushnjes socialistët humbën një tjetër beteje gjyqësore për Qarkun. Gjykata vendosi pushimin e çështjes për komunën Rremas, pasi socialistët nuk paraqiteshin në seancat gjyqësore.