Gjykata e faktit në Durrës, ka shtyrë për të premten e ardhshme vendimin për të ardhmen e projektit “Veliera”.

Bashkia e Durrësit i është drejtuar gjykatës me një shkresë zyrtare për heqjen e sekuestros preventive, ndërsa kjo kërkesë është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj në varësi.

Seanca gjyqësore u zhvillua pa praninë e mediave nga gjykatësi Petraq Curri, ndërsa shoqëria civile përfaqësohej nga avokatja Mirela Jorgo.

Në fund të seancës, avokatja Jorgo deklaroi se heqja e sekuestros preventive të zonës arkologjike, nga gjykata e shkallës së parë në Durrës, pritet të ndikojë edhe në vendimin e gjykatës administrative ku çështja është për t’u gjykuar në themel, dhe kërkesa është për anulimin e projektit “Veliera”.

Ambientalisti Sazan Guri e konsideron këtë situatë si përgjumje të gjyqësorit ndaj politikës.

Në shkurt të këtij viti, me vendim të gjykatës së Durrësit u bllokuan punimet në zonën arkeologjike A, aty ku bie projekti për t’u ndërtuar një prej këmbëve të “Velierës”.

Prej aso kohe, punimet u bllokuan në zonën A, e për pasojë projeti madhor “Veliera” u zhvillua vetëm në një pjesë të tij. 

Ndjekim deklaratat:

K.H.