Ditën e enjte Gjykata e Posaçme shtyu seancën për ish-kryeministrin, Sali Berisha për t’i dhënë kohë avokatëve mbrojtës të dorëzojnë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka, por këta të fundit nuk kanë dorzuar asnjë kërkesë këtë premte.
“Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin” njofton zyra e shtypit e GJKKO.
Pas tre seancash ku u dëgjuan të gjithë, SPAK që kërkon arrest shtëpiak dhe avokatët që kërkojnë refuzim të prokurorisë, gjykata nuk mundi të shpallë një vendim ndaj ish-kryeministrit as dje, duke e shtyrë për ditën e nesërme.
Vendimi që duhej dhënë të enjten do të shpallet më 30 dhjetor ora 12:00 që besohet se do të jetë dita kur do të merret një vendim final për kërkesën e SPAK-ut që Berisha të dënohet ne “arrest shtëpie”.