Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë janë duke kryer bastisje në Prishtinë.

Bastisja ka nisur në orët e mëngjesit në banesën e familjarëve të dëshmorëve, Fahri e Bahri Fazliu në lagjen “Kodrën e Diellit”.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i familjes, Artan Qerkini. Lidhur me këtë ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai ka thënë se ZPS po vazhdon me filma, pasi nuk kanë fakte.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë filluar bastisjet e banesës së familjes së heronjve Fahri e Bahri Fazliu në ‘Kodrën e Diellit’ në Prishtinë. ZPS janë të poshtër, meqenëse nuk ka shtet serioz”, thotë ai në reagimin e bërë në Facebook.

Ndryshe, Fahri Fazliu më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë kanë rënë heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Ndërsa vëllai i tij, Bahri Fazliu, ka rënë heroikisht më 7 maj të vitit 1998, në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi.

Pas