Është marrë sot vendimi për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Ky vendim është marrë nga kryetari i trupit gjykues Charles Smith III më 16 tetor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas këtyre vendimeve, më 25 shtator 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dërguar parashtresat e saj për rishikimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin.
Mbrojtja e Thaçit thuhet se ia kishte dorëzuar përgjigjet e tyre për këtë parashtresë më 29 shtator 2023, ndërsa ajo e Veselit më 5 tetor 2023.
ZPS kishte parashtruar se paraburgimi ndaj Thaçit vazhdon të jetë i arsyetuar dhe se nuk ka asnjë ndryshim që nga vendimi i fundit për parashkrim të kësaj mase si dhe ajo mbetet proporcionale.