Ndryshon masa e arrestit për Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun. Gjykata Supreme e Kosovës, përkatësisht kolegji prej 3 gjyqtarësh, ka vendosur këtë të hënë që masa e paraburgimit, të ndryshohet me masën e “arrestit shtëpiak”.

“Gjykata Supreme, duke vendosur në lidhje me kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të avokatëve mbrojtës të të pandehurve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, ka miratuar pjesërisht kërkesën dhe ka ndryshuar aktvendimin e formës së prerë, për rrjedhojë ndaj të pandehurve ka ndërprerë masën e paraburgimit dhe u ka caktuar atyre ‘arrest shtëpiak’”, thuhet në komunikatën për media të gjykatës.

Sipas Gjykatës Supreme, të pandehurit Albin Kurti do t’i zgjasë masa e “arrestit shtëpiak” deri më 28 dhjetor, ndërsa të pandehurës Albulena Haxhiu deri më 7 janar të vitit të ardhshëm.