Gjykata në Stamboll ka dhënë të mërkurën burg të përjetshëm për 15 të akuzuar për pjesëmarrje në tentativën për të pushtuar selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në Stamboll, gjatë grushtit të shtetit të dështuar vitin e kaluar në Turqi, raporton Anadolu Agency.

Gjykata e 23-të Penale dha dënimet për 15 të dyshuar si pjesëtarë të organizatës terroriste FETO, për tentativën e pushtimit të selisë së partisë në pushtet më 15 korrik të vitit të kaluar.

Katër të akuzuarve u është dhënë burg i përjetshëm i dyfishtë, ndërsa 11 të akuzuar janë dënuar me burg të përjetshëm.