Gjykata e Tiranës ka urdhëruar sot që ish-deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi të sillet forcërisht në gjyqin ku po shqyrtohet dosja "Babale". E njëjta masë është kërkuar dhe nga Prokuroria, pasi sipas tyre Bardhi është njoftuar dy herë për të dëshmuar në këtë gjyq, por heziton të paraqitet.
Gjithashtu, prokurorët e çështjes kërkuan shoqërimin me forcë edhe të prokurorit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Për këtë, Gjykata vendosi ta njoftojë sërish seancën tjetër, si dhe ju kërkua drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të vërë në dispozicion informacione për angazhimin e Hajdarmatajt gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:00.





