Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Lajmi vjen pak ditë pasi Tahiri dha dorëheqjen si deputet i pavarur dhe pranoi të hetohet si qytetar i lirë për akuzat e përfshirjes në trafik droge me grupin e trafikantëve “Habilaj”.

Prokuroria kërkoi burg pa afat për ish-ministrin Tahiri, kërkesë e cila nuk është marrë parasysh nga gjykata duke dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.