Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka vendosur gjykim të shkurtuar, për Saimir Tahirin.

Ish-ministri Tahiri dhe shefi i komisariatit të policisë në Vlorë, Jaeld Çela, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ky i dyti në mungesë, pasi është në kërkim nga autoritetet e drejtësisë, ndërkohë që është përfaqësuar nga avokati i tij Petrit Ismaili.