Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit do të jap sot vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Mësohet se seanca do të mbahet në orën 11:15.
Avokati i Kokës, Fatmir Braka, është shprehur se klienti i tij nuk ka dhënë asnjë deponim. Ai ka deklaruar që ish-ministri do të tregojë gjithçka di për aferën e inceneratorëve në gjykatë kur të dalë për t’u njohur me masën e sigurisë. Ish-ministri Lefter Koka vijon të mbahet në qelitë e paraburgimit.
Kujtojmë që vendimi për arrestimin e Lefter Kokës, Klodian Zotos dhe Stela Gugalljas si pronarë të inceneratorëve është marrë të dielën dhe policia e ka ekzekutuar të martën vendimin.