28 nëntor 2015 – Ka dal sot para Gjykatës, prokurori i Fierit, i cili u arrestua dy ditë me parë.
Pertit Vukajni, u akuzua se mori 300 mijë lekë ryshfet për të ndikuar në uljen e dënimit të të arrestuarit Elton Xhemali, që akuzohet se ka shkaktuar aksident me pasojë vdekje. Për këtë trupi gjykues ka dhënë masën “arrest me burg” për Petrit Vukajn.
Ndaj prokurorit Vukaj hetimet e Task Forcës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda zgjatën 4 muaj. Veç tij të arrestuar për këtë çështje janë edhe oficeri i policisë dhe dy vëllezërit Xhemali.
Elton Xhemali u përfshi në një aksident ku humbi jetën ish-shefi i Rendit në policinë e Delvinës, Përparim Bizhga.
/portal DurresLajm/





