TIRANE, 27 mars 2013– Gjykata e Tiranës ka vendosur shtrimin e detyruar në spitalin psikiatrik për babain që hodhi foshnjën e sapolindur nga dritarja e maternitetit “Goço Gliozheni”.

Gjykata pasi ka shqyrtuar çështjen ka dalë në përfundimin se Hysen Biba është i papërgjegjshëm.

Ndaj tij ishte ngritur akuza për vrasje me dashje në rrethana cilësuese, pasi hodhi foshnjen e tij nga dritarja në ditën e tretë të lindjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 30 korrik 2012, kur Hysen Biba hodhi foshnjën e porsalindur nga dritarja e katit të katërt të maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet.

Biba pasi qëndroi rreth dhjetë minuta në dhomën ku ndodhej e shoqja, rrëmbeu fëmijën nga duart e saj dhe e hodhi nga kati i katërt.

Foshnja ndërroi jetë më pas si pasojë e dëmtimeve të rënda që pësoi prej rënies nga lartësia.