Gjykata e Posaçme është njohur me kërkesat e 21 të pandehurve ku bën pjesë edhe ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, ku vetëm dy prej tyre kërkojnë ndarje të çështjes, ndërsa të tjerët kërkojnë gjykim të shkurtuar. Edhe ish-kryebashkiaku Tushe, së bashku me ish-zëvendësin e tij Gentian Nushi kërkuan nga trupa gjykuese pranimi e kërkesave të tyre për gjykim të shkurtuar.
Për ndarjen e çështjeve për dy të pandehurit, prokuroria shprehet se është në vlerësimin e gjykatës nëse pajtohet dhe bie dakord me kërkesat. Ndërkohë, gjykata vendosi pranimin e kërkesës për Fatos Tushën dhe të pandehurit e tjerë për gjykim të shkurtuar.
Dy muaj më parë, Gjykata e Posaçme pranoi hetimet e SPAK dhe dërgoi për gjykim ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe i akuzuar për “Shpërdorim detyre” nën dyshimin se gjatë funksionit ka favorizuar në tre raste shtetas të ndryshëm.
Të pandehur në Gjykatë përfunduan edhe 20 persona të tjerë të cilët rezultuan në shkelje të ligji, e konkretisht ish-zyrtarë të Bashkisë anëtarë të Komisioneve për tenderin e pastrimit të kanalit vaditës, por edhe pronarët e kompanisë që kryen punimet.