18-vjeçari Daniel Dobraj, i cili dyshohet se është autori që hodhi kapsollën ndaj polices Ina Nuku, pritet të dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë.
Paraditen e së shtunës ai është marrë në pyetje nga prokurorët e çështjes gjatë së cilës ka mohuar akuzën që të ketë qenë ai.
Policia ka bërë me dije se hedhja e kapsollës nga i riu në drejtim të polices është e dokumentuar me pamje filmike.
Aktualisht Ina Nuka po merr mjekim të specializuar në një spital në Stamboll. Efektivja e policisë mbeti e plagosur gjatë protestës që u zhvillua përpara parlamentit. Policja ka humbur dy gishta, një gisht i tretë është prerë deri te mollëza ndërsa një gisht tjetër ka pak dëmtime.





