Prokuroria e Tiranës ka deklaruar fajtor Kastriot Ismailaj, për veprën penale “Mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash” si dhe e ka dënuar me 15 vite burgim.

Ish-administratori i DIA, Kastriot Ismailaj, nuk ishte prezent gjatë seancës gjyqësore.

Kërkesa e Prokurorisë së Tiranës

Kjo është kërkesa e Prokurorisë së Tiranës, në përfundim të gjykimit, në ngarkim të të pandehurit Kastriot Ismailaj:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” të parashikuar nga nenei 143/3 të Kodit penal ( të ndryshuar me ligjin nr.36 të vitit 2017) dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim;

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj për veprën penale të “pastrimti të produktreve të veprës penale të parashikuar nga neni 28/2 të Kodit Penal dhe denimin e tij me 8 vjet burgim;

3. Nё bashkim tё dёnimeve i pandehuri Kastriot ismailaj tё dёnohet me 15 vite burgim;

4. Shuma 3,215,176 $ dhe 451.132 Euro të sekuestruara prane bankës Credit Agricole, si dhe shuma 938.868 $, 1028 Euro si dhe 12.360.000 lek, pranë Bankës Venetto, nё llogaritё e shoqёrisё “Adriatic Development Corporation Ltd” me NIPT K71319002B tё konfiskohen dhe tё kalojnё nё favor tё shtetit