Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas vendimit të marrë nga Gjykata e Posaçme e cila e shpalli të pafajshëm për akuzën e shpifjes ndaj Adriatik Lapajt.
Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Shehaj thekson se GJKKO vendosi se ai nuk ka shpifur në deklaratat e bëra ndaj kreut të Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj.
Sipas kreut të “Mundësia”, të vërtetën për Adriatik Lapajn e dinin të gjithë, por përsëri heshtnin edhe në kohën kur Shehaj denoncoi me fakte se kreu i “Shqipëria Bëhet” kishte marrë para nga krimi i organizuar.
Shehaj nënvizon se pavarësisht gjobës 300 mijë lekë të vendosur nga Gjykata për fyerje, nuk do të heshtë për të denoncuar të vërtetën ndaj kujtdo që mund ta trembë e vërteta.





