Është shtyrë seanca për çështjen e Buka Sh.a, me të pandehur ish-ministrin e Financave Arben Ahmetajn.

Shtyrja u bë për shkak të mungesës së avokatit Henrik Logori.

Gjykata do të njoftojë Dhomën e Avokatisë në Tiranë në lidhje me mungesën e avokatit. Kjo, sepse gjykata konsideron se mungesa e avokatit, po bëhet shkak për zhvarritje të procesit.

Seanca e radhës u caktua për në datë 27 prill në orën 13:30.

Çështja e njohur si “Buka”, për të cilin Ahmetaj po hetohet, ka të bëjë me privatizimin e kompanisë së bukës, ku asetet e shtetit dhe te privatëve janë rivlerësuar me çmimet e tregut, sikundër kërkohej nga vendimet e gjykatave në atë kohë.

SPAK thotë se hetimet e deritanishme kanë treguar se Ahmetaj shpërdoroi detyrën duke favorizuar për të privatizuar shoqërinë “Buka sha”.