Ka përfunduar seanca ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçajt në GJKKO lidhur me fazën e pyetjes së dëshmitarëve të thirrur nga SPAK ku këtë të premte u pyetën 3 prej tyre përfshirë Vullnet Muçën, vëllain e Aleksandër Lahos.

Në seancën e ardhshme u përsërit thirrja për disa dëshmitarë të tjerë, mes të cilëve Luan Mata, babai i Ervin Matës i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata urdhëroi shoqërimin e detyrueshëm të biznesmenit Luan Mata pas nuk është paraqitur gjatë thirrjeve të deritanishme vullnetarisht.

Dëshmia e tij sipas SPAK, do të merret lidhur me vendosjen e tritolin në hotelin e tij në rrugën e “Dibrës” në maj të 2020.

Në këtë ngjarje u dyshua se ishin implikuar Ramazan Rraja, Plarent Dervishi dhe Julian Meçaj.

Sipas SPAK, Dervishi dhe Meçaj akuzohen se i kanë dhënë autorëve automjetin që kanë përdorur Rraja për të vendosur tritolin.