Katër deputetë të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, Elda Hoti, Bledion Nallbati dhe Xhelal Mziu janë thirrur në GJKKO si dëshmitarë në procesin ndaj ish-kryetares së Bashkisë së Tropojës, Zyra Ismalaj si dhe ndërtuesin RR.G, që akuzohen për korrupsion.
Hetimi ndaj ish-kryetares së Bashkisë nisi, pas një kallëzimi të deputetëve demokratë.
SPAK e akuzon Ismalajn se ka ndërhyrë tek ndërtuesi Rr.G për të ndërtuar një urë, pranë përroit, që kalon afër shtëpisë të motrës së saj. Ismalaj planifikoi që të angazhojë edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, për të ndihmuar ndërtuesin.
Gjithashtu, ndërtuesi ka thënë se se ndërtimi nuk ka ekzistuar në procedura tenderimi, por se do ishte dhuratë për Ismalajn.
Pasi doli nga SPAK, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se është lajm i mirë, që një kallëzim i opozitës bën që një rast të trajtohet në gjykatë.





