Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Fran Prendi në gjyqin e Emiliano Shullazit.

Po kështu trupa gjykuese rrëzoi edhe kërkesën për veçimin e gjykimit për Blerim Shullazin.

Ky i fundit përmes avokatit të tij mbrojtës, kishte kërkuar veçim gjykimi për shkak të kompetencës lendore dhe dërgimin e dosjes se tij në gjykaten e Krujës.

Prokuroria ka kërkuar të merren në cilësinë e dëshmitarëve në gjyq 38 persona, mes tyre ish-ministri Saimir Tahiri, ish-ministrja Lindita Nikolla, kreu i policisë Haki Çako, biznesmeni Ylvi Beqaj, ish-rektori Dhori Kule dhe rektori i UT Mynyr Koni.

Emiliano Shullazi dhe katër anëtarët e tjerë të grupit, akuzohen për disa vepra të rënda penale që nga gjobëvënia e deri te kërcënimi për jetën.

Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqa dhe Endrit Zela akuzohen nga prokuroria per gjobëvënie ndaj 3 biznesmenëve dhe shkatërrim prone me eksploziv.

Gjithashtu Shullazi akuzohet edhe për kërcënimin e dy akademikeve, Dhori Kule dhe Mynyr Koni.